Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi se Ukraina sulmoi dy anije ruse pranë brigjeve të Libisë, duke përdorur shtatë dronë detarë.
Sipas tij, korveta ruse “Merkury” u fundos në një bazë detare pranë Bengazit, ndërsa objektiv ishte edhe një anije mallrash që transportonte armë dhe municione.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë mohoi pretendimet në rrjetet sociale se dronët u nisën nga territori shqiptar, duke i quajtur ato të pabazuara.
Burimi: Radio Evropa e Lirë


