Ekonomi

Schuebel: Reformat e Planit të Rritjes të avancohen në bashkëpunim me Qeverinë

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, u takua me anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit, të kryesuar nga Jehona Lushaku-Sadriu.

Schuebel tha se tema kryesore ishte zbatimi i prioriteteve të Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën 2026 dhe reformat e Planit të Rritjes, në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë, që Kosova të përfitojë politikisht dhe financiarisht.

Ai ofroi mbështetjen dhe ekspertizën e BE-së për punën e komisionit.

Burimi: Telegrafi