Ekonomi

Mbi 82 milionë euro për skemat sociale në tetor, më së shumti për pensione dhe fëmijë

Mbi 82.9 milionë euro janë ndarë për skemat e mirëqenies sociale në Kosovë gjatë tetorit, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Gjatë muajit janë regjistruar gjithsej rreth 737 mijë përfitime. Shtesat për fëmijë kishin numrin më të madh të përfituesve, mbi 375 mijë, me 13.5 milionë euro.

Pensionet bazike të moshës përfshinë 174 mijë përfitues me 27.8 milionë euro, ndërsa pensionet kontributpaguese 47 mijë përfitues me 11.6 milionë euro.

Veteranët e luftës morën 7.8 milionë euro, ndërsa Skema e Ndihmës Sociale përfshiu 14 mijë përfitues me 2.1 milionë euro.

Burimi: Ekonomia Online