Liderët e BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, me mikpritës Antonio Costën dhe Ursula von der Leyenin.
Kosova këtë herë përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti, ndërsa më herët e kishin përfaqësuar Vjosa Osmani dhe Albulena Haxhiu.
Pjesë do të jenë liderët e pesë nga gjashtë vendet e rajonit. Ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Çupiq, nuk merr pjesë, prandaj diplomatët presin që Serbia të mos pajtohet me deklaratën përfundimtare. Është hera e dytë radhazi që Serbia mungon.
Burimi: Radio Evropa e Lirë, Gazeta Express


