Ish-vjehrra e Arlinda Zekajt, një nga katër personat e arrestuar në kuadër të hetimeve për vrasjen, doli nga gjykata me pranga në duar.
E pyetur nga gazetarët nëse ndihet fajtore, ajo mohoi çdo përgjegjësi dhe tha se dihet kush e ka kryer vrasjen.
Prokuroria dyshon se ajo dhe ish-kunati i Arlindës kanë ndihmuar në përgatitjen e vrasjes, duke e fotografuar, incizuar dhe përcjellë lëvizjet e viktimës, ndërsa dy persona të tjerë dyshohen se e ndihmuan të dyshuarin kryesor pas vrasjes.
Burimi: Telegrafi, Gazeta Express


