Sport

Bayerni sqaron kur u diagnostikua për herë të parë Musiala

Bayern Munich ka sqaruar detaje për problemin shëndetësor neurologjik të Jamal Musialas.

Klubi tha se nuk kishte dijeni për problemin kur Musiala nënshkroi kontratën e re në shkurt 2025, ndërsa ekzaminimi i parë mjekësor u krye më 22 prill 2025, pas simptomave të para.

Pas një takimi me përfaqësuesit e lojtarit, Bayerni tha se bisedimet ishin konstruktive dhe se shëndeti i Musialas mbetet prioritet.

Burimi: Gazeta Express