Pep Guardiola ka treguar se nuk tentoi kurrë ta largonte Lionel Messin nga Barcelona, edhe kur drejtonte Bayern Munichun dhe Manchester Cityn.
Në një intervistë me Romarion, ai tha se preferonte që Messi të qëndronte te Barcelona, sepse vetë është tifoz i këtij klubi.
Guardiola zbuloi edhe se kishte biseduar me Italinë për postin e trajnerit të kombëtares, por e refuzoi ofertën sepse ndiente nevojë të pushonte.
Burimi: Gazeta Express


