Autoritetet në Stamboll organizuan një operacion të gjerë pasi një kafshë, që dyshohej të ishte luaneshë, u pa në një zonë pyjore në Sarıyer, rreth 16 kilometra nga stadiumi i Galatasarayt.
Në kërkim u përfshinë rreth 70 persona, përfshirë policë e veterinerë, si dhe shtatë dronë.
Zyra e Guvernatorit të Stambollit njoftoi më pas se nuk ka prova për praninë e luanit, kështu që ndeshja e Ligës së Kampionëve Galatasaray – Aston Villa mbetet sipas orarit.
Burimi: Gazeta Express


