Sport

CAS të martën vendos: Senegali apo Maroku kampion i AFCON?

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) do të publikojë të martën vendimin për ankesën e Senegalit kundër heqjes së titullit të Kupës së Kombeve të Afrikës.

CAF-i e shpalli Marokun kampion, megjithëse Senegali e kishte fituar finalen 1-0 pas vazhdimeve në Rabat. Në finale, Senegali ishte larguar nga fusha për 14 minuta pas një penalltie për Marokun.

Seanca u mbajt në Lozanë më 8 tetor. Vendimi i CAS-it ka fuqinë e një aktgjykimi gjyqësor.

Burimi: Gazeta Express