Ekonomi

Banka Botërore: Deri në 87 mijë vende të reja pune në Kosovë, por pengesat mbeten

Banka Botërore vlerëson se Kosova mund të krijojë deri në 87 mijë vende të reja pune dhe të tërheqë deri në 1.5 miliard dollarë investime private gjatë dekadës së ardhshme.

Në raportin e publikuar në fund të tetorit, ajo identifikon tri fusha me potencial: energjinë e ripërtëritshme, shërbimet e biznesit dhe prodhimin e komponentëve për ndërtim.

Pengesat mbeten furnizimi i paqëndrueshëm me energji, mungesa e punëtorëve të kualifikuar, burokracia dhe pasiguria juridike.

Sipas Komisionit Evropian, gati 82 për qind e investimeve të huaja më 2025 shkuan në patundshmëri dhe financa, ndërsa nga janari deri në tetor Kosova importoi mbi 6.3 miliardë euro mallra dhe eksportoi rreth 960 milionë.

Burimi: Radio Evropa e Lirë