Ekonomi

Bizneset prodhuese kërkojnë grante për panele solare përballë reduktimeve të rrymës

Bizneset prodhuese në Kosovë po përballen me reduktime të shpeshta të energjisë dhe rritje të kostove, që sipas tyre shkaktojnë humbje dhe ulin konkurrueshmërinë.

Kadir Bajrami, menaxher prodhimi në kompaninë “Hit Flores” nga Dragashi, që eksporton fruta malore e bimë mjekësore në Evropë, SHBA dhe vendet arabe, tha se ndërprerjet dëmtojnë edhe inventarin.

Ai i kërkoi Qeverisë grante për instalimin e paneleve solare, në mënyrë që prodhuesit t’i përballojnë më lehtë kostot.

Burimi: Ekonomia Online