Sport

Zhegrova shkëlqen te Juventusi, Serie A e lartëson yllin kosovar

Ylli kosovar Edon Zhegrova u paraqit titullar te Juventusi dhe dha një asistim në fitoren 4:0 ndaj Venezias.

Serie A publikoi në Instagram një video me driblimet e tij, me mbishkrimin “Topi nën këmbë, goditja, magjia e Zhegrovës”.

Ish-futbollisti i Baselit dhe Lilles po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për skuadrën bardhezi.

Burimi: Gazeta Express