Seanca fillestare ndaj Jeton Sylajt, ish-burrit të Arlinda Zekajt, e paraparë për sot në Gjykatën e Pejës, është shtyrë pa afat.
Avokati i familjes së Arlindës, Besnik Berisha, tha se në aktakuzë ka një lëshim, pasi viktima nuk është cilësuar si “viktimë e ndjeshme”.
Ai kërkoi tërheqjen e aktakuzës dhe rivlerësimin e kualifikimit, gjë që sipas tij do ta ngrinte dënimin e mundshëm deri në pesë vjet, e jo një. Berisha tha se do t’i drejtohet edhe kryeprokurorit të Shtetit.
Burimi: Telegrafi, Klan Kosova


