Ekonomi

ZRRE pranon se investimet në KEDS nuk janë audituar në terren, premton auditim më 2027

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Driton Gojani, ka pranuar se investimet në rrjetin e distribucionit të KEDS-it nuk janë audituar në terren, duke paralajmëruar një auditim në vitin 2027.

Ai foli në Komisionin për Ekonomi gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të ZRRE-së për vitin 2025, pas pyetjeve të deputetit të VV-së, Ilir Kërçeli, për shpenzimet, humbjet dhe ndikimin në faturat e qytetarëve.

Gojani tha se tejkalimet e kostove lidhen kryesisht me çmimet e importit. Çmimi i lejuar i importit për 2025 ishte 146 euro për megavat-orë, ndërsa në tetor çmimi mesatar arriti rreth 240 euro.

Burimi: Ekonomia Online