Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka rezervuar të drejtën për të apeluar aktgjykimin e Dhomave të Specializuara, me të cilin ai u dënua me 17 muaj burg për pengim të drejtësisë.
Avokatja Sophie Menegon kundërshton vendimin që ky dënim të mos vuhet njëkohësisht me dënimin prej 25 vjetësh për krime lufte, si dhe mënyrën e llogaritjes së paraburgimit.
Sipas mbrojtjes, nëse do t’i njihej koha në paraburgim që nga njoftimi për fletarrestimin më 5 dhjetor 2024, Thaçi do ta kishte vuajtur tashmë këtë dënim. Gjykatësi Christopher Gosnell kishte vlerësuar se paraburgimi nuk mund të llogaritet për dy dënime që nuk lidhen me njëra-tjetrën.
Burimi: Radio Evropa e Lirë, Telegrafi


