Lajme

GLPS: Shumica e qytetarëve mendojnë se drejtësia ndikohet nga politika

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) prezantoi edicionin e dhjetë të raportit RoLPIK për perceptimin e qytetarëve ndaj sistemit të drejtësisë.

Sipas raportit, rreth 60 për qind e qytetarëve vlerësojnë se institucionet e drejtësisë ndikohen nga politika, ndërsa gjysma thonë se nuk kanë parë përmirësim në pesë vitet e fundit.

Drejtoresha e GLPS-së, Njomza Arifi, tha se ndikimi politik, politikat e buta ndëshkimore dhe mitmarrja janë shqetësimet kryesore, ndërsa qytetarët preferojnë forcimin e institucioneve ekzistuese në vend të krijimit të të rejave.

Burimi: Ekonomia Online