Lajme

KFOR ndërron komandantin e njësisë MSU që monitoron sigurinë në veri

Në selinë e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU) të KFOR-it në Prishtinë u mbajt ceremonia e ndërrimit të komandës, ku koloneli Gianfranco Di Fiore ia dorëzoi detyrën kolonelit Steven Chenet.

Ceremoninë e udhëhoqi komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori.

Sipas KFOR-it, gjatë komandës së Di Fiores njësia ishte e pranishme vazhdimisht në terren me patrullime dhe monitorim të sigurisë, me fokus në veri të Kosovës.

Burimi: Telegrafi