Reshjet e para të borës kanë nisur në Prevallë, në Bjeshkët e Rugovës dhe në zona të tjera malore të Kosovës.
Sipas DPHM-së, mëngjeset e së martës dhe të mërkurës do të jenë të ftohta, me temperatura minimale deri në -5 dhe -8 gradë Celsius. Nga e mërkura në mbrëmje priten vranësira e shi, më të dendura të enjten në perëndim, ndërsa në fundjavë reshjet pritet të jenë shi dhe borë.
Ministria e Infrastrukturës u bëri thirrje shoferëve të jenë të kujdesshëm, sidomos aty ku krijohen ngrica, dhe kujtoi se pajisjet dimërore janë të detyrueshme nga 15 nëntori deri më 15 mars. Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren 24 orë.
Burimi: Telegrafi


