Politikë

Qeveria emëron Luan Dalipin drejtor të Agjencisë për Investime dhe Eksporte

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 13-të të mbajtur në formë elektronike, ka emëruar ish-shefin e kabinetit të kryeministrit, Luan Dalipi, drejtor ekzekutiv të Agjencisë për Investime dhe Eksporte.

Qeveria miratoi në parim edhe Marrëveshjen e Përgjithshme të Sigurisë me Maqedoninë e Veriut, për shkëmbimin dhe mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.

Ndër vendimet e tjera janë raporti për Ligjin për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës dhe dhënia me qira e hapësirave në Terminalin Doganor në Han të Elezit për 36 muaj.

Burimi: Telegrafi, Gazeta Express, Ekonomia Online