Politikë

Konjufca në Athinë kërkon nga BE-ja të nisë vlerësimin e aplikimit të Kosovës

Ministri i Jashtëm Glauk Konjufca ka kërkuar që Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e Opinionit për aplikimin e Kosovës për anëtarësim.

Konjufca foli në takimin ministror “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” në Athinë, ku mori pjesë edhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, disa ditë pas incidentit me këngën nacionaliste serbe në Bruksel.

Ai tha se kanë kaluar gati katër vjet nga aplikimi dhe se Komisioni është gati të përgatisë Opinionin. Sipas tij, Kosova është plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme e të sigurisë së BE-së.

Burimi: Gazeta Express