Lajme

Mashtroi se vuante nga leukemia dhe mblodhi mbi 189 mijë euro, një muaj paraburgim për të dyshuarin në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar një muaj paraburgim për të dyshuarin E.A., i cili akuzohet se mashtroi qytetarët duke pretenduar se vuante nga leukemia akute.

Sipas Prokurorisë, nga 9 deri më 21 nëntor ai paraqiti dokumentacion të rremë nga një spital në Stamboll dhe përmes një fushate online mblodhi rreth 162.5 mijë euro.

Edhe përmes aktiviteteve në qytetin e Gjilanit u grumbulluan rreth 26.7 mijë euro, kështu që shuma e përgjithshme arrin mbi 189 mijë euro.

Ai dyshohet për veprën penale mashtrim. Gjykata vlerësoi se masat e tjera do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin e procedurës.

Burimi: Gazeta Express, Telegrafi