Ekonomi

Luksemburgu mbështet Kosovën me 50 milionë euro për periudhën 2026–2030

Presidentja Justina Shiroka Pula priti në takim të ngarkuarin me punë të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Ajo vlerësoi kornizën e re të bashkëpunimit financiar prej 50 milionë eurosh për periudhën 2026–2030, duke e cilësuar si dëshmi të përkushtimit afatgjatë të Luksemburgut ndaj zhvillimit të Kosovës.

Presidentja kërkoi që Luksemburgu të vazhdojë mbështetjen për perspektivën evropiane të Kosovës dhe për anëtarësimin në NATO.

Burimi: Telegrafi, KosovaPress