Sport

Mourinho nuk lejon asnjë largim nga Real Madridi në janar

Trajneri Jose Mourinho nuk dëshiron që Real Madridi të humbasë asnjë futbollist gjatë afatit kalimtar të janarit, raporton Defensa Central.

Endrick, Brahim Diaz, Trent Alexander-Arnold dhe Thiago Pitarch pritet të mbeten në “Santiago Bernabeu”, pavarësisht se kanë pak minuta loje. Mourinho thuhet se këtë ia ka bërë të qartë edhe presidentit Florentino Perez.

Pas tetë fitoreve radhazi që nga ardhja e tij, portugezi nuk dëshiron të prishë harmoninë në skuadër dhe beson se ka alternativa të mjaftueshme për pjesën e ngarkuar të sezonit.

Burimi: Ekonomia Online