Sport

Harry Kane operohet me sukses, mungon rreth tre muaj

Sulmuesi anglez i Bayern Munich, Harry Kane, është operuar me sukses pas lëndimit të rëndë në kyçin e këmbës së majtë.

Kane u lëndua të premten ndaj Kölnit (1:1) dhe u largua nga fusha pas 20 minutash. Ekzaminimet konfirmuan këputje të ligamentit sindesmotik, ndërsa rikuperimi pritet të zgjasë rreth tre muaj.

Në Instagram, 33-vjeçari tha se është i zhgënjyer, por premtoi se do të rikthehet i freskët për pjesën vendimtare të sezonit. Mungesa e tij është goditje e madhe për Bayernin.

Burimi: Gazeta Express