Lajme

Dogana kap 150 fishekë gjuetie të fshehur në valixhe në Merdare

Dogana e Kosovës ka parandaluar të shtunën futjen e 150 fishekëve për gjueti në pikën kufitare në Merdare.

Shoferi dhe pasagjerët fillimisht deklaruan se nuk kishin asgjë për të deklaruar. Gjatë kontrollit, në pjesën e poshtme të valixhes së shoferit u gjetën të kamufluara shtatë pako me fishekë.

Rasti po trajtohet nga Policia e Kosovës.

Burimi: Gazeta Express