Rajon & Botë

Rama dhe Mickoski promovojnë sistemin “One Stop Shop” në Qafë Thanë

Kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Hristijan Mickoski, promovuan sistemin e integruar kufitar “One Stop Shop” në Qafë Thanë.

Mickoski tha se nisma forcon lidhjet mes dy vendeve, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe turizmin, dhe i uroi shqiptarët për Ditën e Alfabetit.

Rama tha se sistemi ul kontrollet dhe synon të zbatohet edhe në pikat e tjera kufitare, drejt një Evrope pa kufij.

Burimi: Telegrafi