Dy raketa dhe një dron hynë në hapësirën ajrore të Polonisë dhe ranë në territorin e saj gjatë një sulmi masiv rus ndaj Ukrainës.
Presidenti amerikan Donald Trump tha për Fox News se Putini i ka dërguar dronët dhe raketat në Poloni gabimisht. Autoritetet polake, megjithatë, e cilësuan incidentin si një tjetër provokim rus.
Ministri polak i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz, konfirmoi se njëra raketë ishte e tipit Kh-101. Objektet ranë në tri lokacione në lindje dhe juglindje të vendit, pa të lënduar dhe pa dëme në infrastrukturë.
Polonia ngriti në ajër avionët F-16, ndërsa në gatishmëri u vunë edhe sistemet Patriot.
Burimi: Telegrafi


