Komuna

Zjarr në një banesë në Ferizaj, banorët evakuohen, lëndohet një zjarrfikës

Një banesë në Ferizaj është përfshirë nga zjarri gjatë natës së shtunë drejt së dielës, duke detyruar evakuimin e banorëve të ndërtesës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se zjarri u lajmërua rreth orës 02:58 në katin e katërt të një kompleksi banesor në rrugën “Sali Çeku”.

Policia, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente evakuuan banorët. Zjarri u shua plotësisht rreth orës 05:15, pas së cilës banorët u kthyen në banesat e tyre.

Janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa një zjarrfikës pësoi djegie në dorë.

Burimi: Ekonomia Online, Klan Kosova