Rajon & Botë

Arrestohet pronari i televizionit serb Informer, Dragan Vuçiqeviq

Pronari i televizionit serb Informer, Dragan J. Vuçiqeviq, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Dytë Themelore në Beograd.

Ai dyshohet për nxitje të panikut dhe çrregullimeve, si dhe për pengim të drejtësisë, raporton Nova.

Lajmin e bëri të ditur në Kuvend Aleksandar Vuçiq, tani kreu i grupit parlamentar të partisë së tij, ndërsa deputetët e shumicës e pritën njoftimin me duartrokitje.

Burimi: Gazeta Express