Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave e gjen Kosovën me numrin më të lartë të grave të vrara brenda një viti që nga 2010: tetë gra janë vrarë nga partnerët ose ish-partnerët deri në fund të tetorit, krahasuar me një më 2025.
Nga janari deri në shtator janë raportuar 2,052 raste të dhunës në familje, ku 1,626 viktima ishin gra. Më të prekurat janë grupmoshat 20–30 dhe 30–40 vjeç.
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, duke hapur fushatën “16 Ditët e Aktivizmit”, tha se nga 2019 deri në tetor 2026 janë regjistruar 19,916 raste të dhunës në familje dhe janë vrarë 33 gra. Ajo u bëri thirrje viktimave që ta raportojnë dhunën.
Sot në orën 12:00 mbahet në Prishtinë protesta kundër femicidit, në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Burimi: Radio Evropa e Lirë, Telegrafi


