By using this site, you agree to the Privacy Policy .
Accept
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
Jeni duke lexuar: Sa duhet të pini ujë, Pse mungesa e tij nxit shtimin në peshë
Shpërndaje
Hyr
Notification Shfaq më shumë
Aa
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
Have an existing account? Hyr
Na ndiqni
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Ballina » Sa duhet të pini ujë, Pse mungesa e tij nxit shtimin në peshë
Shëndetësi

Sa duhet të pini ujë, Pse mungesa e tij nxit shtimin në peshë

E përditësuar: 25.04.2024
Shpërndaje
3 Min Lexim
Shpërndaje

Dehidratimi është faktor kyç në shtimin në peshë, thonë studimet shkencore mbi rëndësinë e ujit në organizëm. Uji është i domosdoshëm për shëndetin. Ai nuk përmban as yndyrna, as kolesterol, as kalori. Por këto nuk janë arsyet e vetme përse njeriu duhet të pijë shumë ujë gjatë ditës.

Contents
Uria dhe etjaUji mposht urinëUji dhe shëndeti i veshkaveKur duhet të pini ujë patjetër?Si të pini më shumë ujë?

Uria dhe etja

Shpërthimet e urisë dhe ato të etjes ngatërrohen lehtësisht, thonë ekspertët. Shpesh herë, etja maskohet si uri dhe si e tillë, njeriu e tepron me ushqimin kur ndjesia e boshllëkut mund të zhduket thjesht me një gotë ujë. Një gotë ujë e shuan urinë në shumicën e rasteve, tregojnë të dhënat.

Sipas tyre, dehidratimi nxit dëshirën për ëmbëlsira dhe kjo ndodh veçanërisht gjatë një aktiviteti fizik. Kur njeriu kryen aktivitet fizik ndërsa është i dehidratuar, karbohidratet e ruajtura në organizëm vihen në përdorim në një ritëm shumë të shpejtë.

Kësisoj, dëshira për ëmbëlsira është shumë e madhe. Kjo është vetëm një nga arsyet përse hidratimi është shumë i rëndësishëm.

Uji mposht urinë

Pirja e një gote me ujë sa herë që ndiheni të uritur, apo përpara një vakti e mbush stomakun përkohësisht dhe shuan dëshirën për ushqim të parakohshëm. Uji siguron që tretja dhe metabolizmi funksionojnë në kapacitet të plotë për të garantuar një peshë të mirë trupore.

Uji dhe shëndeti i veshkave

Pirja e ujit është shumë e rëndësishme për të garantuar funksionin optimal të veshkave. Sipas të dhënave, nëse veshkat nuk funksionojnë mirë, mëlçia ngarkohet me një barrë më të rëndë për metabolizmin. Një mëlçi e mbingarkuar me punë, nënkupton një shtim në peshë të pashmangshëm.

Kur duhet të pini ujë patjetër?

Ekspertët sugjerojnë që të mos e neglizhoni pirjen e ujit në këto situata:

Kur konsumoni ushqime të thata dhe të yndyrshme,

Kur konsumoni ushqime të kripura,

Kur jeni të stresuar, sepse stresi rrit metabolizmin dhe ky i fundit ka nevojë për më shumë ujë,

Sa më e madhe të jetë e pesha juaj, aq më shumë ujë duhet të pini për tretjen, qarkullimin e gjakut dhe funksione të tjera,

Kur stërviteni ose kryeni aktivitet fizik.

Si të pini më shumë ujë?

Pini dy gota ujë sa të zgjoheni nga gjumi. Mbani një shishe me ujë me vete kudo që të shkoni. Vendosni alarme të ndryshme në telefonin tuaj që të kujtoheni të pini ujë çdo orë.

OdeonPress 25/04/2024 25/04/2024
Shpërndaje
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Na ndiq

235.3k Followers Like
64.1k Subscribers Subscribe
Ad imageAd image

Lajmet e fundit

Barcelona mposht Osasunën 2-0, Raphinha vendimtar
Sport 13/12/2025
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, certifikohet lista e kandidatëve të Listës Serbe
Lajme 13/12/2025
Raphina, Barcelona 1 – 0 Osasuna
Sport 13/12/2025
Muriqi i madh! Shënon përsëri, Mallorca fiton 3-1 sot në La Liga
Sport 13/12/2025

Ky portal mirëmbahet nga Odeon Show. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Kategoritë

  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
About Us Privacy Policy Terms & Conditions Contact Us
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
Na ndiqni
© 2023 Odeon Show - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?