Lajme

Dardan Krasniqi: Kurti ka ngrënë e ka pirë në kullën e Haradinajve, Ramushi e ka strehuar kur kërkohej nga policia

Ish-ushtari i UÇK-së, Dardan Krasniqi, ka folur për raportin ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në një intervistë në emisionin FRONTAL në T7, Krasniqi tha se Kurti në të kaluarën ka pasur marrëdhënie të afërta me familjen Haradinaj.

Sipas tij, Albin Kurti ka ngrënë dhe ka pirë në kullën e Haradinajve, ndërsa pretendoi se Ramush Haradinaj e kishte strehuar në kohën kur ai kërkohej nga policia.

Krasniqi nuk dha detaje shtesë lidhur me periudhën apo rrethanat e këtij pretendimi.