Lajme

Shqipëria e shpall Ikballe Hudutin person të padëshiruar për 15 vjet

Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Besfort Lamallari, ka firmosur urdhrin për shpalljen e Ikballe Hudutit (Berisha) si “person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë” për një periudhë prej 15 vjetësh.

Sipas raportimeve, vendimi është marrë mbi bazën e informacioneve të grumbulluara nga institucionet kompetente, sipas të cilave veprimtaria e saj është vlerësuar si kërcënim për sigurinë kombëtare, rendin dhe sigurinë publike të Shqipërisë.

Urdhri i ministrit Lamallari i është përcjellë për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit.

Ikballe Huduti, e lindur dhe e shkolluar në Prizren, ka përfunduar studimet në Medrese dhe më pas ka studiuar letërsi. Ajo njihet në opinionin publik në Kosovë si mbështetëse e islamit shiit, një drejtim fetar i përhapur kryesisht në Iran dhe Irak.