By using this site, you agree to the Privacy Policy .
Accept
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
Jeni duke lexuar: Si ta dini se keni mungesë vitaminash
Shpërndaje
Hyr
Notification Shfaq më shumë
Aa
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
Have an existing account? Hyr
Na ndiqni
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Ballina » Si ta dini se keni mungesë vitaminash
Shëndetësi

Si ta dini se keni mungesë vitaminash

E përditësuar: 27.03.2024
Shpërndaje
3 Min Lexim
Shpërndaje
Trupi ka nevojë për 13 lloje vitaminash për të funksionuar normalisht dhe secila prej tyre luan një rol të rëndësishëm në forcimin e imunitetit tonë. Shpesh lind pyetja se si të identifikohet mungesa e vitaminave dhe të zëvendësohen vitaminat që mungojnë. Vitaminat mund të ndahen në të tretshme në ujë dhe të tretshme në yndyra. Vitaminat e grupit B dhe vitamina C janë lehtësisht të tretshme në ujë dhe ekskretohen nga trupi përmes urinës. Është shumë e rëndësishme t’i marrim ato rregullisht, sepse trupi ynë nuk ka aftësinë t’i ruajë ato. Vitaminat e tretshme në yndyrë (A, D, E, K) grumbullohen në trup dhe ruhen për disa ditë deri në disa muaj. Disa faktorë çojnë në mungesë të vitaminave që trupi ka nevojë për të funksionuar normalisht. Ushqimi jo i duhur, dieta, aktiviteti i pamjaftueshëm fizik, duhani, alkooli, disa medikamente, por edhe shtatzënia dhe ushqyerja me gji, ndikojnë në humbjen e vitaminave.

Vitamina A

Mungesa e vitaminës A mund të njihet nga ndryshimet degjenerative në sy, psoriaza, aknet, çrregullimet riprodhuese, koliti ulceroz, cirroza e mëlçisë, humbja e oreksit, dobësimi i sistemit imunitar, infeksionet vaginale dhe të frymëmarrjes dhe çrregullimet e tretjes.

Vitamina B

Lodhja, mungesa e përqendrimit, anemia dhe çrregullimi i sistemit imunitar janë tregues të mungesës së kompleksit të vitaminave B. Tregues disi më kompleks janë çmenduria, paranoja, depresioni dhe ndryshimet në sjellje, skuqjet dhe çarjet në lëkurën rreth buzëve dhe tendenca për infeksione.

Vitamina C

Nëse trupit tonë i mungon vitamina C, ne mund ta dallojmë këtë nga lodhja, ndryshimet e lëkurës, mishrat e përgjakshme, anemia, reduktimi i rezistencës ndaj infeksioneve, shërimi i ngadalshëm i plagëve dhe frakturave, alergjitë, arterioskleroza, artriti, rënia e flokëve, kolesteroli i lartë, dhimbjet e kockave, hipoglikemia dhe stresi.

Vitamina D

Vitamina e diellit (siç quhet shpesh vitamina D) në periudhën e dimrit është pothuajse e pamundur që trupi ta prodhojë. Dhimbja e kockave, dobësia, dhimbjet dhe spazmat e muskujve, djersitja e tepërt, presioni i lartë i gjakut, përqendrimi i dobët dhe dhimbja e kokës, e karakterizojnë mungesën e kësaj vitamine.

Vitamina E

Sëmundjet kronike të mëlçisë, mungesa e koordinimit të lëvizjeve, paraliza e muskujve përgjegjës për lëvizjet e syve, çrregullimi i të folurit motorik, anemia e lehtë, katarakti, hiperpigmentimi dhe rritja e ngadaltë te fëmijët – janë karakteristikë e mungesës së vitaminës E.

Vitamina K

Shenjat tipike të mungesës së vitaminës K janë: ulja e densitetit të kockave, gjakderdhja e rëndë menstruale, gjakderdhja nga hunda dhe mishrat e dhëmbëve, gjakderdhja nënlëkurore, gjaku në traktin tretës dhe urinë, dhe mavijosja e lehtë. /Telegrafi/

OdeonPress 27/03/2024 31/08/2023
Shpërndaje
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Na ndiq

235.3k Followers Like
64.1k Subscribers Subscribe
Ad imageAd image

Lajmet e fundit

Barcelona mposht Osasunën 2-0, Raphinha vendimtar
Sport 13/12/2025
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, certifikohet lista e kandidatëve të Listës Serbe
Lajme 13/12/2025
Raphina, Barcelona 1 – 0 Osasuna
Sport 13/12/2025
Muriqi i madh! Shënon përsëri, Mallorca fiton 3-1 sot në La Liga
Sport 13/12/2025

Ky portal mirëmbahet nga Odeon Show. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Kategoritë

  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
About Us Privacy Policy Terms & Conditions Contact Us
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
Na ndiqni
© 2023 Odeon Show - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?