Sot, në orën 17:00, do të bëhet varrimi i të ndjerit Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën tragjikisht pas një vetaksidenti në rrugën Mitrovicë–Prishtinë.
Ceremonia e varrimit do të mbahet në varrezat e fshatit Samadrexhë, në Vushtrri.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen e fshatit Samadrexhë në Facebook.
22-vjeçari ishte pjesë e klubit AF Elbasani, ndërsa më herët kishte veshur edhe fanellën e Kosova U21.
Vdekja e tij ka tronditur familjarët, miqtë dhe komunitetin sportiv në Kosovë.



