Lajme

Moti: Vranësira dhe shi sot në Kosovë, temperaturat deri në 14 gradë

Kosova sot do të ketë mot kryesisht të vranët, me reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në disa zona priten edhe intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 4 gradë, ndërsa ato maksimale nga 10 deri në 14 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 6 metra në sekondë.

Burimi: Telegrafi