02.05.2026
Kosova pushton sërish majat e xhudos botërore. Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në Kampionatin Evropian që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, duke konfirmuar dominimin e saj absolut në tatarishte.
Distria tregoi një formë të lartë gjatë gjithë ditës, duke i kaluar pengesat me maturi dhe teknikë të përsosur:
Ky sukses shënon herën e katërt në karrierën e saj që Distria Krasniqi shpallet kampione e kontinentit. Kampionia jonë olimpike dëshmoi edhe një herë se është një nga asetet më të mëdha të sportit kosovar dhe një pretendente kryesore për çdo garë ku merr pjesë.
Tbilisi sot foli shqip, ndërsa flamuri i Kosovës u ngrit lart nën tingujt e himnit kombëtar.
Burimi i informacionit: Gazeta Express