02.05.2026
Pas një fillimi sfidues, xhudisti kosovar Akil Gjakova ka treguar karakter prej kampioni në fazën e repesazhit të Kampionatit Evropian që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Gjakova tashmë është në rrugë të mbarë për t’i siguruar Kosovës një tjetër medalje nga ky kampionat.
Në ndeshjen e parë të repesazhit, Akili u tregua i pamëshirshëm ndaj xhudistit nga Moldavia, Adil Osmanov. Ai arriti të triumfojë me IPPON, duke mbyllur ndeshjen me sukses dhe duke siguruar kalimin në finalen për medaljen e bronztë.
Për dallim nga Akili, dita e sotme nuk ishte fatme për garuesit e tjerë kosovarë.
Vëmendja e të gjithë adhuruesve të sportit tani është te Akili, i cili mban gjallë shpresat për të pasuruar sirtarin e trofeve të Kosovës në këtë kampionat pas suksesit të Distria Krasniqit.