Real Madridi po negocion rinovimin e kontratës së Jude Bellinghamit, me synimin që mesfushori anglez të mbetet në klub deri në vitin 2031, raporton The Athletic.
Bellingham aktualisht ka kontratë deri në 2029 dhe fiton rreth 15 milionë euro neto në vit. Oferta e re pritet ta afrojë me pagën e Vinicius Juniorit.
Kylian Mbappe mbetet futbollisti më i paguar i klubit.
Burimi: Gazeta Express


