Kuvendi i Kosovës do të mbajë të enjten dy seanca plenare. E para nis në orën 10:00 me pikat e papërfunduara, ndërsa në orën 13:00 nis seanca e re.
Në seancën e parë do të trajtohen rezolutat nga interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe ajo për furnizimin me energji elektrike.
Për ligjin për Dhomat e Specializuara, Kryesia ka kërkuar opinion ligjor për hapat e radhës, pasi ka kaluar afati katërjavor i komisionit.
Burimi: Telegrafi, KosovaPress


