Kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Hristijan Mickoski, promovuan sistemin e integruar kufitar “One Stop Shop” në Qafë Thanë.
Mickoski tha se nisma forcon lidhjet mes dy vendeve, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe turizmin, dhe i uroi shqiptarët për Ditën e Alfabetit.
Rama tha se sistemi ul kontrollet dhe synon të zbatohet edhe në pikat e tjera kufitare, drejt një Evrope pa kufij.
Burimi: Telegrafi


