Dogana e Kosovës ka parandaluar të shtunën futjen e 150 fishekëve për gjueti në pikën kufitare në Merdare.
Shoferi dhe pasagjerët fillimisht deklaruan se nuk kishin asgjë për të deklaruar. Gjatë kontrollit, në pjesën e poshtme të valixhes së shoferit u gjetën të kamufluara shtatë pako me fishekë.
Rasti po trajtohet nga Policia e Kosovës.
Burimi: Gazeta Express


