Politikë

Ymeri: Masat emergjente të Qeverisë për energjinë janë pa efekt

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka kritikuar masat emergjente të Qeverisë për furnizimin me energji elektrike, duke thënë se ato nuk kanë ndikim real në kapacitet.

Ymeri krahasoi kapacitetin neto të bllokut B1, i cili është i ndalur, prej 264 megavatësh, me atë të hidrocentralit të Ujmanit, që është vetëm 35 megavat, pra 7.5 herë më pak.

Sipas saj, për nga kapaciteti, masat qeveritare praktikisht janë pa efekt.

Burimi: Ekonomia Online