Mallorca ka arritur një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Elche në xhiron e 16-të të La Liga-s këtë të shtunë, me protagonist Vedat Muriqin që shënoi golin e fundit të takimit në minutën e 88-të për të vulosur suksesin e skuadrës së tij.
Skuadra nga Ishulli i Balearit u avancua në pjesën e parë me një gol të Manu Morlanes, por më pas Elche barazoi shifrat përkohësisht përpara se Mallorca të rimerrte avantazhin dhe ta çonte ndeshjen në drejtim të fitores. Në momentet vendimtare, kosovari Vedat Muriqi realizoi me kokë pas një asistimi të mirë nga Omar Mascarell, duke siguruar tre pikë të çmuara për ekipin e tij.