Liverpooli ka shënuar një fitore të rëndësishme sot në Premier League, duke mposhtur Brighton & Hove Albion me rezultat 2-0 në Anfield në xhiron e 16-të të kampionatit.
Hugo Ekitike ishte protagonist me dy gola, duke kaluar në avantazh ekipin që në minutën e parë përmes një gabimi të kundërshtarëve dhe më pas dyfishoi shifrat në pjesën e dytë.
Ndeshja solli edhe një moment emocional për tifozët e Liverpoolit, pasi Mohamed Salah u inkuadrua nga stoli dhe mori duartrokitje të zjarrta, ndërkohë që dha asistin për golin e dytë të Ekitikes.
Me këtë fitore Liverpooli ngjitet në vendin e gjashtë në tabelë, duke grumbulluar 26 pikë pas 16 ndeshjesh, ndërsa Brighton mbetet në vendin e nëntë.