Ionut Lupescu, vëzhgues teknik i UEFA-s, ka komentuar incidentin që ndodhi në fund të ndeshjes Rumani – Kosovë, e cila u ndërpre për shkak të thirrjeve raciste nga tifozët rumunë që detyruan ekipin kosovar të tërhiqej.
Sipas tij, UEFA pritet të marrë një vendim për këtë rast brenda një periudhe të caktuar, raporton mediumi rumun “Pro TV,”.