Distria Krasniqi tregoi edhe një luftë spektakolare në Lojërat Olimpike të Parisit.
Kampionia olimpike në kategorinë deri në 52 kilogramë arriti kualifikimin në gjysmëfinale, shkruan Gazeta Express.
Maryam March Maharani nga Indonezia ishte viktima e parë e xhudistes kosovare në raundin e dytë, e cila u mposht po ashtu me IPPON.
Në raundin e parë, Krasniqi kaloi pa luftë.