Cristiano Ronaldo ka reaguar përmes dy postimeve pasi theu rekord të ri në aspektin individual.
Edhe pse në moshën 39-vjeçare, Cristiano Ronaldo s’po ndalet duke thyer rekorde.
‘Makineria’ e golave e përfundoi sezonin në Arabinë Saudite me 35 gola të shënuar, madje duke kontribuar edhe me 11 asiste.
Cristiano Ronaldo postoi një video në rrjetin social “X”, duke i falënderuar të gjithë klubet që ishte pjesë e tyre në karrierën e tij.
Ronaldo edhe mbrëmë kishte bërë një postim të shkurtër, duke thënë se ai nuk i ndjek rekordet, por ato e ndjekin atë.
Kjo pasi e përfundoi sezonin me 35 gola, duke e thyer rekordin që paraprakisht e kishte mbajtur Hamdallah me 34 sosh.
Ronaldo i ishte bashkuar Al-Nassr në janar të vitit 2023, duke shënuar 64 gola në 69 ndeshje që nga ajo kohë.
Në Evropë, Ronaldo kishte djersitur fanellat e Sportingut të Lisbonës, Manchester United, Real Madrid e Juventus. /Gazeta Express/