Kompania ajrore Wizz Air hapi sot bazën e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, të 43-tën në rrjetin e saj. Avioni i parë Airbus A321neo me bazë në Prishtinë është tashmë në shërbim, ndërsa i dyti planifikohet për pranverën e 2027-s.
Me tetë linja të reja gjatë nëntorit dhe dhjetorit, rrjeti nga Prishtina rritet në 14 linja drejt shtatë vendeve. Fluturimet e reja përfshijnë Karlsruhe/Baden-Baden, Basel-Mulhouse dhe Bruksel Charleroi.
Wizz Air operon në Kosovë që nga prilli i 2017-s dhe ka ofruar rreth 3.7 milionë ulëse. Vetëm këtë vit ofron rreth 649 mijë ulëse, 6.5 për qind më shumë se një vit më parë.
Kompania pret të bëhet linja ajrore më e madhe në Prishtinë në verën e vitit 2027.
Burimi: Telegrafi


