Lajme

VV paralajmëron mbledhje për ta zgjedhur Kurtin mandatar: Presim që Presidentja ta dekretojë

VV do të mbajë mbledhje për ta votuar Kurtin mandatar, emri i shkon presidentes Osmani

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se kjo parti do të thërrasë një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Përgjithshëm, ku do të votohet mandatar për kryeministër Albin Kurti.

Sipas saj, pas votimit, kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm, Arbërie Nagavci, do ta dërgojë emrin e Kurtit te presidentja Vjosa Osmani.

“Pastaj presim që presidentja Osmani të punojë në këtë drejtim, pikërisht në emër të funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha Haxhiu.

Ajo shtoi se mbledhja do të mbahet shpejt, për shkak të rrethanave aktuale politike.